Inzaghi: Superkupa e Italisë është objektivi i parë, Juventusi dhe Milani janë rivalët për titull
Trajneri i Interit , Simone Inzaghi ka paralajmëruar lojtarët e tij për kundërshtarët e Superkupës së Italisë, Lazion, teksa ka shtuar se Juventusi dhe Milanin që janë të përfshirë me ta në garën për titull në Serie A.
Interi do të takohet me Lazion në gjysmëfinalen e Superkupës të premten. Është hera e parë që katër klube përfshihen në garë, ku nënkampionët e Kupës së Italisë dhe Series A takohen me fituesit.
“Superkupa është objektivi i parë i sezonit. Interi e fitoi në dy vitet e fundit dhe ne duam ta fitojmë sërish. Ne do të bëjmë më të mirën”, ka thënë fillimisht Inzaghi në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri shkaktoi polemika të martën duke thënë se gara për titull në Serie A është si një sfidë që përfshin ‘policët dhe hajdutët’ ku policët përpiqen të kapin hajdutët duke ikur.
“Kam lexuar dhe dëgjuar diçka, mendoj se është një dinamikë normale në botën e futbollit. Kam qenë në këtë botë për një kohë të gjatë dhe mund të them se e di mirë”.
“Ka një duel të madh në Serie A me Juventusin, por nuk do ta harroja Milanin që është vetëm disa pikë prapa. Ata kanë një ekip të shkëlqyer dhe janë në formë”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/