Torino “reziston” për Buongiorno, “Djajtë” e Milan gati “planin B” për mbrojtjen
Me një mbrojtje, që “thith ujë”, “Djajtë” e Milan janë hedhur në sulm këtë merkato vere, për të shtuar, një element perfekt, në prapavijë, i cili do të mund të ndihmojë, teknikun, Stefano Pioli, në mbylljen me “nder”, të këtij sezoni, ku përveç përfundimin, në një mes 4 më të mirave të Serie A, “ëndërrohet” edhe fitimi i trofeut, të UEFA Europa League.
Mesa duket pas shumë kërkimeve, “Kuqezinjtë” e kanë gjetur perfektin, për prapavijën, teksa bëhet fjalë për “shtatlartin” italian, të “Demave” torinezë, Alessandro Buongiorno, për të cilin, 7 herë fituesit e UEFA Champions League kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare, prej 15 milionë eurosh, si dhe shërbimet e sulmuesit të talentuar, Lorenzo Colombo.
Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, Torino e ka ngritur jo pak “piacën”, teksa kërkon plot 40 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit të mbrojtjes ose e thënë ndryshe, 22 milionë euro, bashkë me kartonin e Colombo, me 21-vjeçarin e sulmit, që pëlqehet jo pak nga torinezët.
Pavarësisht ngritjes së çmimit, nga “Demat”, bordi i “Kuqezinjve” duket se do të tëntojë sërish kartonin e Bungiorno, me 24-vjeçarin, që për të thënë të drejtën është një nga më të mirët e momentit, në Itali, ku përveç 3 gola e 1 asistimi, në 17 përballjet e zhvilluara këtë sezon ka arritur të mbajë plot 9 herë portën e paprekur, arritje kjo jo e vogël, për një klub, si Torino.
Megjithatë, Buongiorno nuk mbetet i vetmi opsion për “Kuqezinjtë”, me “Djajtë” e Milanos, që në “listën” e objektivave kanë edhe qendërmbojtësit francez, të Brest e Sevilla, Lilian Brassier e Tanguy Nianzou, me 24-vjeçarin, që vlerësohet në vetëm 12 milionë euro, nga skuadra e Ligue 1, ndërsa 21-vjeçari i “Andaluzianëve”, në vetëm 5 milionë euro po sërish kryesori në listë mbetet “shtatlarti” italian.