“Po ju bërtet banorëve” – Anita tregon “mospajtimet” që ia shpreh Ramushi për punën në Big Brother
Anita Haradinaj, opinionistja e Big Brother VIP Kosova, në një intervistë ka treguar komentet e bashkëshortit të saj, Ramush Haradinajt për punën e saj në këtë format.
“Çka je tu bo ti aty po ju bertet banoreve a”, rrëfen Anita, ti ketë thënë bashkëshorti i saj, shkruan lajmi.
“Po jo burri i dheut unë s’di me bërtit”, thotë t’ia ketë kthyer ajo.
Anita Hajradinaj është pjesë e Big Brother VIP Kosova si opinioniste bashkë me Bledi Mane, ku jo çdo herë opinionet që ata i japin i mirëpresin edhe banorët e këtij formati.
Ajo tregon një rast qesharak që i ka ndodhur bashkëshortit të saj në aeroport ku dy gra e kanë ndaluar atë dhe i janë drejtuar me fjalët: Thuj bre Anites mos t’iu bertet banorëve.
Moderatorja thotë se nuk ka shkuar në BBVK për “t’ua bërë qejfin” banorëve aty, por sipas saj, për ta folur realitetin dhe për t’i gjykuar ata drejtë për veprimet që bëjnë.
“Nuk është puna ime me iu berë fresk banorëve më shku tash une me u ule aty ne kolltuk me zanë ni vend e me iu than bravo ti e ki mirë , po edhe ti e ki mirë , po edhe ti e ki mirë se edhe këta te dy e patën mire”, thotë ajo.