E thotë legjenda e klubit: Arsenal të mos e transferojë Karim Benzeman

E thotë legjenda e klubit: Arsenal të mos e transferojë Karim Benzeman

Legjenda e Arsenalit Emmanuel Petit ka këshilluar ish klubin të mos nënshkruajë me Karim Benzeman këtë muaj, pasi francezi po dëshiron të rikthehet në Evropë.

Benzema i dha fund qëndrimit 14-vjeçar në Spanjë duke nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin arab, Al Ittihad.

Mirëpo, vetëm gjashtë muaj pasi qëndroi në Lindjen e Mesme – francezi është i etur për një rikthim në Evropë.

Disa klube angleze, përfshirë Arsenalin kanë shprehur interesim për fituesin e Topit të Artë, mirëpo Petit ka kërkuar nga ish klubi të mos e realizojë një marrëveshje të tillë.

“Sa është çmimi për Benzema? A ke ide sa fiton Benzema në Arabi? Nuk mendoj se ndonjë klub anglez do të paguajë këtë vlerë të parave”.

“Është zgjedhja e Benzemas nëse rikthehet, por pasi fitoi gjithçka me Real Madridin dhe duke qenë 34-vjeçar, nuk mendoj se dëshiron të vinte në Premierligë”.

“Është shumë fizike, psiqikisht e fortë, nuk është La Liga, me gjithë respektin për të sepse luajti ndoshta në klubin më të madh me sukses të jashtëzakonshëm, por s’është Premierliga”.

“Nuk jam i sigurt nëse Arsenal duhet të shkojë pas Benzemas, ata duhet të tentojnë dikë tjetër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Al Ittihad do ta lirojë Benzeman të rikthehet në Evropë pa kërkuar ndonjë çmim të lartë.

Share This