Kvicha “mposht” Rrahmanin në sfidën “Kush jam unë?”
Amir Rrahmani dhe Kvicha Kvaratshkelia kanë sfiduar njërin tjetrin në super-sfidën “Kush jam unë?” në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Italisë.
Turneu i Superkupës së Italisë nis të enjten, ndërsa do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite.
Në kanalin zyrtar të Serie A në “Youtube” është postuar sfida mes Rrahmanit dhe Kvaratskhelias. Dy bashkëlojtarët, kanë sfiduar njëri tjetrin me pyetje për të qëlluar emrin e lojtarit të Napolit për të cilin bëhej fjalë.
Njëri i bënte pyetjet, ndërsa ai që përgjigjej mbante celularin në ballë me emrin e futbollistit të Napolit për të cilin pyetej.
Rrahmani dhe Kvaratskhelia kanë zhvilluar nga dy raunde me pyetje dhe në fund fitues foli futbollisti i Gjeorgjisë.
Në fund, Rrahmani dëgjohet në video duke u përgëzuar Kvaratshkelian për fitore dhe duke thënë se e kishte merituar.
Turneu i Superkupës së Italisë, do të zhvillohet me katër skuadra, ku Napoli në gjysmëfinale do të përballet me Fiorentinën, të enjten prej orës 20:00.
Gjysmëfinalja tjetër, është ajo ndërmjet Interit dhe Lazios, që luhet të premten mbrëma. Napoli është kampion në fuqi i Italisë.