Joshua: Ja kush e fiton duelin mes Usyk dhe Fury
Boksieri britanik Anthony Joshua do të ndeshet me ish-kampionin e peshave të rënda të UFC-së, Francis Ngannou. Kjo përballje do të zhvillohet më 8 mars në Arabinë Saudite.
Sipas medieve britanike, ka gjasa që fituesi i kësaj sfidë të duelojë me fituesin që do të dalë nga përballja e madhe e 17 shkurtit.
Përballë njëri-tjetrit në atë duel do të jenë dy kampionët e botës në peshën e rëndë, Oleksandr Usyk e Tyson Fury. Duke folur për këtë duel, që do të unifikojë titujt kampionë bote, Joshua zbulon se cili do të fitojë: “Mendoj se Usyk do t’ia dalë të fitojë. Unë nuk jam shumë i shqetësuar për këtë duel. Unë vetëm dua që ata të dy të jenë të shëndetshëm dhe të largohen nga ringu të shëndetshëm e pa dëmtime”.
“Për sa i përket mënyrës se si do të përfundojë ajo sfidë kjo nuk më intereson shumë në një farë mënyre. Unë nuk jam si një nga ata fansat që fillojnë të qajnë sepse dikush fitoi ose humbi. Unë u uroj fat të dyve”, ka shtuar Joshua.
Britaniku, që ka humbur dy herë me Usyk, shpreson që të zhvillojë një duel me patriotin e tij Fury.
“Më tërheq ideja për të luftuar Tyson Fury. Mendoj se kjo është një luftë më e mirë për tifozët dhe veten time”, ka deklaruar Joshua.