Amir Rrahmani e zbulon këngën e tij motivuese, idhullin e fëmijërisë dhe e përshkruan veten me një fjalë
Amir Rrahmani e ka dhënë një intervistë interesante nga Arabia Saudite, aty ku është vendosur me ekipin e Napolit për angazhimet që do t’i ketë në Superkupën e Italisë.
Qendërmbrojtësit kosovar iu bënë disa pyetje të shkurtra rreth futbollit, por edhe jashtë tij, ndërsa iu kërkua edhe që ta përshkruante veten, shkruan “Express”
Më poshtë mund ta lexoni intervistën e shkurtër të futbollistit të Napolit të postuar në faqen e Serie A dhe të Napolit në Instagram.
– Si shkoi rruga deri në Arabinë Saudite?
Rrahmani: “Udhëtimi ishte i gjatë, por i bukur”
– A është kjo hera e parë që vjen në Arabinë Saudite?
Rrahmani: “Po, është hera e parë për mua”
– Çfarë kënge e dëgjon para një ndeshjeje të madhe?
Rrahmani: “Ka këngë të shumta që më pëlqejnë sepse e dua muzikën, por do të thosha, njëra prej tyre është Travis Scott – I know”
– Kush ishte idhull i yti kur ishe fëmijë?
Rrahmani: “Ishte Thierry Henry”
– Cilat sporte i përcjell përpos futbollit?
“Më pëlqejnë sportet. E ndjek basketbollin, tenisin, po ashtu edhe Formula 1”
– Përshkruaje veten me një fjalë!
Rrahmani: “Komik/argëtues”