Kumbulla, Mourinhos: Fat të mirë në gjithçka zotëri
Jose Mourinho u shkarkua ditën e djeshme nga pankina e Romës pas rezultateve të dobëta.
Pasuesi i tij është ish-kapiteni verdhekuq, Daniele De Rosi.
Ka pasur reagime të shumta nga e gjithë bota dhe sot ka ardhur ai i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla.
Futbollisti ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory” teksa shkruan se: Fat të mirë në gjithçka zotëri!