Philadelphia mposhti Denverin, triumfon Phoenixi

Philadelphia mposhti Denverin, triumfon Phoenixi

Ndeshjet e fundit në NBA kanë dhuruar disa surpriza. Kampionët në fuqi të Denverit u mundën me rezultat 126-121 në fushën e Philadelphias.

Një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente Lindje-Perëndim, ku për miqtë shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por që nuk mjaftuan. Për Philadelphian shkëlqeu sërish Joel Embiid, autor i 41 pikëve e 10 asistimeve.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për vendasit, por që gjithsesi mbeten në vendin e tretë në Lindje, ndërsa humbja zbret Denverin në vendin e tretë në Perëndim. Fitore në frymën e fundit arriti edhe ekipi i Phoenixit, që mposhti me rezultat 119-117 Sacramenton. Allen me 29 pikë e Durant me 27 bënë diferencën në fushë për ekipin e Suns, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Fox për miqtë.

Humbja e dytë radhazi në Los Angeles brenda 24 orësh për Oklahoma City Thunder, që u mund me rezultat 128- 117 nga Clippersat. Paul George me 38 pikë ishte lider për ekipin kalifornian, ndërkohë që 37 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Rezultatet

Philadelphia – Denver    126-121

Phoenix – Sacramento    119-117

Clippers – Oklahoma     128-117

Share This