Henderson prish kontratën me Al Ettifaq, gati firma me Ajaxin

Henderson prish kontratën me Al Ettifaq, gati firma me Ajaxin

Jordan Henderson do të largohet menjëherë nga Arabia Saudite.

Sipas “The Athletic”, mesfushori anglez ka arritur një marrëveshje me klubin Al Ettifaq për prishjen e kontratës.

Henderson, që pëlqehej edhe nga Juventusi, është shumë pranë transferimit te Ajaxi në kampionatin holandez.

Lojtari është kthyer në Angli pas fazës përgatitore që zhvilloi me skuadrën e trajnerit Gerrard në Abu Dabi dhe në parim ka rënë dakord me Ajaxin për t’u transferuar në Eredivisie. Mbetet vetëm për të zyrtarizuar ndarjen me klubin aziatik dhe ish-kapiteni i Liverpoolit mund të nisë një eksperiencë të re në Europë.

Drejtuesit e Al Ettifaq kanë siguruar se mesfushorit do ti prishet kontrata dhe do të jetë një lojtar i lirë për tu bashkuar me një skuadër të re.

Pas 12 viteve të kaluara në Liverpool, Henderson vendosi që të transferohej në Arabinë Saudite verën e kaluar.

Ai luajti 17 ndeshje Saudi Pro League me skuadrën e Al Ettifaq, që drejtohet nga ish-shoku i skuadrës Steven Gerrard.

Share This