Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare dhe trajneri i njohur futët në BB VIP Albania 3

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare dhe trajneri i njohur futët në BB VIP Albania 3

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Klodian Duro, edhe zyrtarisht është banori i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP 3”.

Duro njihet për karrierën e pasur futbollistike, jo vetëm si lojtar, në rolin e të cilit ka mbajtur veshur me krenari edhe fanellën e Kombëtares “kuqezi”, por edhe si trajner.

Si lojtar ai ka luajtur në shumë klube shqiptare, mes të cilëve me Tiranë, Partizanin dhe Vllazninë, megjithatë Duro është i njohur edhe në Turqi ku ka luajtur me disa klube si, Samsunsor, Rizerspor apo edhe me Malatyaspor, në Gjermani me Bielfeld apo edhe në Austri me LASK.

Ndërsa në rolin e trajnerit, Klodian Duro ka drejtuar klube në Shqipëri, si Kukësi, Lushnja etj, por edhe në Kosovë ku ka drejtuar së fundmi Gjilanin.

Kujtojmë që paraprakisht hynë në Big Brother Fatjon Kuqari dhe Dea Vieri.

Share This