115 akuzat ndaj Cityt, Premier Liga konfirmon datën e gjykimit
Shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Masters ka zbuluar se një datë është caktuar për gjykimin e Manchester Cityt sa i përket 115 akuzave që kampioni anglez po përballet.
Premier Liga e ka goditur Cityn me plot 115 akuza për shkelje të rregullave financiare në muajin shkurt të vitit të kaluar, pasi që ka nisur hetimet në vitin 2018, raporton KosovaPress.
“Mail Sport” bëri të ditur në muajin nëntor të vitit të kaluar se gjykimi i Cityt pritet të ndodh në vjeshtën e 2024, kur klubi do të përballet para një paneli të pavarur në seancën dëgjimore më të madhe në historinë e kompeticionit.
Kur u pyet nga ministrat e shtetit për parregullsi të shumta me kampionatin anglez, njëra nga temat për diskutim me Richard Masters ishin edhe akuzat e Cityt.
Masters e konfirmoi se një datë është caktuar për gjykim, por se nuk mund ta tregojë atë.
City akuzohet që ka shkelur 115 rregulla përgjatë 14 sezoneve nga 2009/10 e deri më sot.