Osimhen trondit Napolin

Osimhen trondit Napolin

Ylli i Napolit, Victor Osimhen ka shprehur haptazi dëshirën e tij që të luajë një ditë në Premier Ligë.

Vazhdimisht ka spekulime që e lidhin Osimhen me një kalim te Chelsea, por që ylli nigerian rinovoi kontratën e tij këtë muaj te Napoli, raporton KP.

Osimhen ka thënë që dëshira e tij është të luajë në Premier Ligë, por se momentalisht ka tjera plane për karrierën e tij.

“Një ditë unë do të doja të luaja në Premier Ligë, sigurisht. Por momentalisht unë kam plane të tjera për karrierën time. Kur ajo kohë të vjen, të gjithë do ta dinë”, tha Osimhen.

“Qëllimi im është që ta fitojë AFCON me Nigerinë tani”, tha Osimhen.

Kontrata e re e Osimhen me Napolin përfshin një klauzolë lirimi për këtë vit, e cila arrin shifrën e 130 milionë eurove.

Share This