Prishtina thyen kampionin e Kazakistanit
Skuadra e Prishtinës e ka fituar miqësoren e parë të zhvilluar sot në Antalia të Turqisë.
Prishtina e mposhti me rezultat minimal 1:0 kampionin e Kazakistanit, FC Ordabasy, raporton KP.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi i krahut, Hasan Hasani, i cili e paraboloi portierin kazak nga një distancë e madhe.
Ndeshjen e radhës, skuadra e Prishtinës e zhvillon të shtunën, ku përball do ta ketë Ballkanin në Superkupën e Kosovës.
Rezultati final, 1:0 në favor të Prishtinës.