Historia qesharake, Rooney i hodhi Viagra në pije, ish-sulmuesi i Anglisë u stërvit duke vrapuar me “tri këmbë”
Carlton Cole, një ish-sulmues anglez, sot 40-vjeç, nuk mbahet mend për bëma të mëdha në fushën e blertë: kulmin e karrierës e arriti tek West Ham United në periudhën 2006-2015, madje ka luajtur shtatë ndeshje edhe në përfaqësuesen e Anglisë (në atë kohë drejtohej nga Capello).
Calton Cole ka qenë në qendër të një episodi të pazakontë, i mashtruar nga shokët e skuadrës Wayne Rooney, Jermain Defoe dhe Shaun Wright-Phillips.
Rooney, gjatë një seancë stërvitore të kombëtares, i kishte hedhur në pije një pilulë Viagre me pretendimin se ishte vitaminë dhe përfundimi ishte qesharak: Cole ishte stërvitur duke ecur me “tri këmbë” e sërish ishte më i shpejti në fushë.
“Carlton (Cole) ishte gjithmonë i buzëqeshur, i lumtur dhe kështu që ne menduam mund të bënim shaka me të. Ai e piu viagrën që ia hodhi Rooney sepse po mendonte: “O, po, vitamina, të mira për trupin tim! Kur i treguam të vërtetën, veç ta shihje fytyrën e tij.”
Vetë Cole, për këtë episod, reagoi në këtë mënyrë: “E kisha fshirë nga kujtesa ime, po ktheni kujtime të këqija.”