Borussia Dortmund në ankth, Marco Reus nuk do të rinovojë
Një flamur është gati të ulet. Sipas “Bild”, Marco Reus nuk do të rinovojë kontratën me Borussia Dortmund.
Mesfushori sulmues kishte zgjatur aventurën e tij me verdhezinjtë edhe për një sezon tjetër 12 muaj më parë, por këtë herë duket qartë se ai nuk do ta mbyllë karrierën në klubin ku u rrit si futbollist.
34 vjeçari Reus është një institucion te Borussia. Ai ka lindur në Dortmund dhe është rritur në skuadrat e të rinjve të verdhezinjve, përpara se të bënte kapërcimin në ekipin e parë në vitin 2012, pasi tregoi vlerat fillimisht me Rot Weiss Ahlen dhe më pas me Borussia Monchengladbach.
Deri më sot ka 410 ndeshje zyrtare me Dortmundin, ku ka shënuar 167 gola dhe ka dhënë 124 asistime.
E ardhmja e tij mund të jetë gjithmonë në Bundesligë, me Borussia Monchengladbach që mendon për të.