Xhaka: Nuk flas për titullin e kampionit, e dini çfarë ndodhi me Arsenalin
Granit Xhaka është shpallur sërish lojtari më i mirë i Zvicrën. Ai ka thënë se ky çmim është reflektim i punës së bërë gjatë një viti.
“Është gjithmonë mirë të marrësh një çmim si ky. Tregon punën që keni bërë gjatë gjithë vitit. Sigurisht: stafi, shokët e skuadrës dhe trajnerët gjithashtu luajnë rolin e tyre. Jam shumë i lumtur që fitova”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediat zvicerane.
Më pastaj ai ka diskutuar edhe mbi formën e mirë nëpër të cilën po kalon tek Bayer Leverkusen.
“Ka shumë arsye. Shumë gjëra të vogla funksionuan gjatë përgatitjes. Ne kemi një trajner të madh, një ekip të madh. Por ne jemi vetëm në pjesën e parë. Ju nuk fitoni asgjë në dimër. Duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë shumë”, ka thënë Xhaka.
Përkundër se janë lider të tabelës, Xhaka nuk ka dashur të flas rreth titullit të kampionit duke bërë krahasim më atë që i ndodhi Arsenalit sezonin e kaluar në Premier Ligë, përcjellë KosovaPress.
“Nuk fola fare për titullin kampion. Jo sot, jo dje dhe nuk do ta bëj as në javët e ardhshme. E di se si është të flasësh për të fituar kampionatin herët. Fatkeqësisht, ky ishte rasti në Premier Ligë vitin e kaluar. Kjo është arsyeja pse: Motoja jonë është thjesht të shikojmë nga ndeshja në ndeshje. Faturimi bëhet pas 34 xhirove”, ka theksuar kapiteni i Zvicrës.