“Në Evropian për të fituar”, Spalletti: Italia nuk toleron asnjë centimetër!

“Në Evropian për të fituar”, Spalletti: Italia nuk toleron asnjë centimetër!

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka nisur nga puna për Euro 2024, event që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Të kaltrit do të tentojnë të mbrojnë titullin e fituar para tre vitesh në Angli, teksa rrugëtimin e tyre do ta nisin përballë Shqipërisë pjesë e Grupit B, ku bën pjesë edhe Spanja me Kroacinë.

Në një prononcim të fundit, trajneri Spalletti e bën të qartë objektivin e axurrëve në këtë kompeticion ndërsa shtoi se të besuarit e tij nuk do të tolerojnë asnjë centimetër në fushë.

“Jemi fituesit në fuqi të Evropianit dhe duhet që ta respektojmë këtë status. Kemi përgjegjësinë për të bërë maksimumin në çdo sfidë. Disa prej futbollistëve e kanë fituar këtë trofe dhe iu duhet ndjesinë e triumfit t’ia përçojnë edhe atyre që nuk e kanë fituar. Në këto kompeticione, mentaliteti është shumë i rëndësishëm.

Italia duhet të mësohet që të luajë Evropianë dhe Botërorë me vazhdimësi e të mos mungojë sërish në kompeticione të rëndësishme. Duhet të synojmë gjithnjë maksimumin, nuk duhet të relaksohemi kurrë. Italia në fushë nuk duhet të toleroj asnjë centimetër, do të japim gjithçka për Europianin”, u shpreh Spalletti.

Share This