
LAJMI I FUNDIT: Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajn.
Burime të IndeksOnline pohojnë se Sylaj u lokalizua në rrethinë të Becit të Gjakovës, teksa nga çasti në çast mund të ndodhë arrestimi i tij.
Bëhet fjalë për një terren jo të lehtë malor, të pozicionuar ndërmjet Gjakovës dhe Deçanit.
Forca të shumta policore, në krye me njësitin FIT, janë përfshirë në aksionin e zgjeruar për kapjen e Sylajt që, prej kur e vrau me sëpatë kunatën e tij në Vitomiricë, gjendet në arrati.
Ndërmjet palëve po diskutohet dorëzimi i Albertit, i cili ka vendosur dy kushte për dorëzim.
Kujtojmë se Sylaj e vrau të dielën kunatën e tij, Arlindën, e cila ishte kthyer në shtëpinë e saj pas intervistimit në stacion policor, si viktimë e dhunës në familje.

