Postimi i Ronaldos pak minuta pasi Messi u zgjodh “Lojtari i Vitit 2023” i FIFA-s

Postimi i Ronaldos pak minuta pasi Messi u zgjodh “Lojtari i Vitit 2023” i FIFA-s

FIFA zgjodhi sonte më të mirët e vitit 2023, në një gala mbrëmje të mbajtur në Londër.

Lionel Messi e fitoi sërish çmimin kryesor, duke u shpallur “Lojtari më i mirë” edhe për vitin që lamë pas.

Ylli argjentinas ishte pjesë edhe e formacionit më të mirë të vitit 2023.

Vend në formacion, e as çmim sonte nuk kishte për Cristiano Ronaldon.

Gjithsesi, ylli portugez mori vëmendje përmes rrjeteve sociale, duke bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, pak pasi Messi u shpall më i miri nga FIFA.

“Rikthim për më shumë”, shkroi Ronaldo krahas një fotografie të shkrepur gjatë stërvitjeve me skuadrën e tij, Al-Nassr.

Share This