Drita fiton kryederbin, s’gabon kampioni
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita dhe Ballkani e kanë nisur me fitore edicionin e ri të garave, duke mundur Llapin përkatësisht Lirinë.
Gjilanasit e kanë fituar derbin e kësaj xhiro, duke mundur Llapin, me rezultat 2-0, të dielën në Gjilan.
Nënkampionët e Kosovës, kanë zhvilluar lojë më të mirë sesa llapjanët duke arkëtuar trepikëshin e parë në këtë kampionat.
Krasniqi (60’) dhe Prapashtica (77’), shënuan nga një gol për fitoren e Dritës.
Ballkani me fitore e nis mbrojtjen e titullit
Ndërkohë, pikët e plota në javën e parë të këtij sezoni, i ka arkëtuar edhe Ballkani pasi që në udhëtim mundi Lirinë e rikthyer në elitën tonë, me rezultat 0-1, sfidë kjo e zhvilluar në “Përparim Thaçi”.
Kampioni në fuqi dominoi lojën ndaj prizrenasve derisa golin e fitores për skuadrën e Ilir Dajës e realizoi Gripshi (61’).
Ballkani me fitore e nis mbrojtjen e titullit të kampionit në Kosovë.