Shqipëri-Kroaci, derbi brenda familjes për Ardian Ismajlin

Shqipëri-Kroaci, derbi brenda familjes për Ardian Ismajlin

Kroacia është një nga tre rivalet e Shqipërisë në grupin e Europianit Gjermani 2024, teksa përballja mes dy skuadrave është planifikuar për më 19 korrik në stadiumin e Hamburgut.

Pikërisht kjo sfidë do të jetë mjaft e veçantë për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, i cili ka luajtur për disa sezone në Kroaci dhe për më tepër, ka lidhur jetën me një kroate.

Një ‘derbi brenda familjes’ për Ismajlin dhe natyrisht një sfidë emocionesh të përziera për bashkëshorten e tij, që do të ketë zemrën e ndarë mes burrit dhe atdheut, teksa vetë mbrojtësi kuqezi komentoi këtë situatë edhe në emisionin “Analizë Kuqezi”.

“Sigurisht që ajo është me Shqipërinë, por do të donte që të kualifikoheshin të dy skuadrat, pra ne dhe Kroacia. Ne do të bëjmë të pamundurën të fitojmë ndaj tyre dhe të kualifikohemi. Pastaj Kroacia ka kohë për t’u kualifikuar më vonë”, tha me humor mbrojtësi kuqezi.

Share This