Chelsea “presion” Brojës, londinezët mendojnë për Benzema dhe Firmino
Sulmi shterp është një problem edhe për një klub, i cili vetëm në dy vitet e fundit ka shpenzuar më shumë se 1 bilionë paund.
Chelsea i Tod Boehly është zyrtarisht në merkato për të gjetur një zgjidhje afatshkurtër për këtë problem.
Siç dihet klubi londinez ka në shënjestër njërin mes Tënejt dhe Osimhen. Burime pranë klubit kanë bërë me dije për mediet britanike se nigeriani nuk është kundër transferimit në “Stamford Bridge”.
I vetmi problem në këtë pikë është koha e transferimit pasi kampanët nuk janë gati të privohen nga sulmuesi në janar.
Për këtë motiv Chelsea po sondon merkaton dhe me aq sa është kuptuar emrat e Benzema dhe Firminos janë më shumë se një spekulim mediesh.
Mësohet se Pochetino kërkon me ngulm një sulmues pasi nuk është i kënaqur nga rendimenti i Nikolas Jecsonit. Ish-sulmuesi i Villarealit i kushtoi arakave të Chelsea-s plot 40 milionë euro.
Ndërsa dëmtimet kanë ndikuar mjaft në rendimentin e dy sulmuesve të tjerë, të cilët janë Armando Broja dhe Kristofer Nkuku.