Mourinho “sulmon” Belotti-n pas ndeshjes Milan-Roma: Çfarë po bën akoma këtu?
Sulmuesi i Romës, Andrea Belotti ishte i vetmi që doli para kamerave mbrëmjen e djeshme (José ishte i skualifikua).
Trajneri portugez, duke dalë nga dhomat e zhveshjes, e pa teksa fliste me gazetarët dhe i tha: “Çfarë po bën akoma këtu, të gjithë po shkojnë në autobus”.
“Sulmi” i Mourinhos u raportua nga vetë sulmuesi për gazetarët e Sky Sport.
Trajneri portugez pati mundësinë të nxiste Belottin sepse programi i ekipit përfshinte një rikthim të menjëhershëm në Romë.
Sot Mourinho u ka dhënë një ditë pushim lojtarëve të tij, të cilët do të rikthehen në stërvitje të martën për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës të kampionatit të planifikuar për të shtunën në mbrëmje në stadiumin Olimpik kundër Hellas Verona.