Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Bedri Hamza, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Hamza këtë e bëri të ditur në një konferencë për media.

Ai deklaroi se nuk do të dorëzohen dhe do të angazhohen për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë.

“Kam shpresuar deri momentin e fundit që pas 16 shtatorit këtë përgjegjësi do të mund t’ua dorëzoj liderëve të luftës dhe paqes, kam besuar se menjëherë pas 16 shtatorit ata do t% ktheheshin në Kosovë dhe do ta vazhdonin vet rrugëtimin e tyre politik. Edhe përkundër rrethanave të mia personale, kam qëndruar dhe shpresuar se kjo ditë po vinte”, tha Hamza njofton Klan Kosova.

“Por, 16 shtatori, fatkeqësisht e padrejtësisht na bëri këtë shpresë edhe më të largët. As unë dhe as PDK-ja nuk do të dorëzohemi në përpjekjet tona për lirimin e tyre. Do të vazhdojmë të angazhohemi për drejtësinë, për të vërtetën dhe për kthimin e tyre pranë familjeve të tyre, pranë popullit dhe pranë Kosovës”, tha ai.

Share This