E konfirmon trajneri: Vedat Muriqi mungon edhe në dy ndeshjet e radhës

E konfirmon trajneri: Vedat Muriqi mungon edhe në dy ndeshjet e radhës

Trajneri i Mallorcas Javier Aguirre ka konfirmuar se sulmuesi Vedat Muriqi do të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës.

Qendërsulmuesi ende s’është shëruar nga lëndimi që pësoi derisa përfaqësonte kombëtaren e Kosovës, lëndim që rezultoi të jetë i stërzgjatur.

Megjithatë, Mallorca duhet t’ia dalë edhe së paku dy ndeshje pa Muriqin, gjë që e ka konfirmuar edhe Aguirre.

“Sot bëri diçka më shumë se ditët e kaluara (në stërvitje). Për ndeshjen me Villarrealin nuk është e mjaftueshme. Ndaj Betisit në shtëpi, më 27 janar, ai do të jetë aty. Në stol më 27, apo nuk do të luaj deri në shkurt”, ka deklaruar Aguirre.

Kësisoj, Muriqi do të mungojë në Kupën e Mbretit ndaj Tenerifes dhe pastaj ndaj Villarrealit, kurse pritet të grumbullohet për herë të parë kundër Real Betisit më 27 janar 2024.

Ylli nga Prizreni ka hasur vështirësi që kur u lëndua në këmbë derisa përfaqësonte Kosovën më 12 nëntor.

Kujtojmë, Mallorca pa kosovarin nuk ka marrë shumë rezultate pozitive pasi nuk po gjejnë një golashënues të kalibrit të tillë.

Share This