“Ëndërrimtari” Edon Zhegrova synon të luajë në Ligën e Kampionëve

“Ëndërrimtari” Edon Zhegrova synon të luajë në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi Edon Zhegrova dëshiron të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, kështu deklaroi ai pas fitores së fundit.

Lille iu kthye rezultateve pozitive duke triumfuar ndaj Lorient, ku Zhegrova vulosi fitoren me një gol fantastik nga distanca.

Megjithatë, Zhegrova e vlerësoi këtë fitore si shumë të rëndësishme dhe tani duhet të synojnë vendin që të shpie në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne, sidomos pas humbjes nga Strasbourg. Ne absolutisht duhet të reagonim në fushë dhe kështu vepruam. Tani jemi në vendin e pestë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë”.

“Sigurisht ambiciet tona janë të larta. Duam të jemi sa më lartë që është e mundshme në fundin e sezonit. Duam Ligën e Kampionëve”.

Sidoqoftë, trajneri Paul Fonseca për këto deklarata të kosovarit shtoi se “Zhegrova është ëndërrimtar”, duke tentuar ta largojë presionin nga lojtarët e tij.

“Edon Zhegrova është një ëndërrimtar. Duhet të jemi realist dhe unë jam. Nga të gjitha klubet që kandidojnë për vendet në Evropë, jemi ndoshta ajo që kemi bërë më së paku investime. Duhet të jemi realist”.

“Jo sepse fituam sot ajo që them gjithmonë ka ndryshuar. E rëndësishme është të mendojmë gjithmonë për ndeshjen e radhës dhe të përmirësojmë ekipin dhe lojtarët individualisht. Ai shënoi dhe ishte euforik në bilbilin e fundit. Mendoj se nuk është e drejtë të ushtrosh këtë presion mbi ekipin”.

Zhegrova kërkohet nga shumë klube të mëdha në afatin dimëror, si Borussia Dortmund dhe Real Sociedad, por një afrim i mundshëm në janar shihet si mjaftë i vështirë. /nacionale

Share This