Xavi kërkon përforcime, Deco del nga merkato

Xavi kërkon përforcime, Deco del nga merkato

Xavi Hernandez ka lënë të kuptohet se kërkon përforcime për Barcelonën e tij.

Humbja në finale përballë Realit të Madridit ka ndezur sirenat e alarmit në Katalonjë pasi dëmtimet dhe rendimenti i ulët i disa prej lojtarëve, të cilët konsideroheshin si yje nuk është ai që pritej.

Gjatë merkatos së dimrit Barcelona afroi Vitor Roken, por sulmuesi Brazilian ende nuk ka arritur që të rivalizojë Levandovskin. Vlera e kartonit të tij ishte 40 milionë euro dhe Barcelona e regjistroi vetëm se u dëmtuar Gavi.

Situata financiare në klub është e rënduar dhe blerje të tjera janë utopi e pastër. Diçka të tillë e tha sot edhe drejtori sportiv Deko. “Fair Play Financiarë është i qartë dhe vlen për të gjitha skuadrat. Për momentin nuk kemi mundësi të operojmë pasi kushtet ekonomike janë rënduar. Ky është realiteti”, tha portugezi gjatë një bisedimi që pati me gazetarët në “Al-Awwal Park”.

Share This