Roma erdhi, pa, fitoi
Miqësorja me Partizanin, që ishte e fundit në prag të sezonit të ri në Serinë A për Romën, ka patur jehonë tek italianët jo vetëm për atë që do të ndodhte në “Arenën Kombëtare”, por dhe në imazhin që të krijonte kryeqyteti Tirana.
Pritja në Aeroportin “Nënë Tereza”, shoqërimi deri në hotel, shkuarja në stadiumin “Arena Kombëtare”, një impiant i mbushur plot dhe një kthim në Itali si triumfatorë, ndërsa fitorja e kësaj miqësoreje jep një tjetër atmosferë në përgatitjen e ndeshjes me Salernitanën.
El Sharaui dhe Beloti ishin ato që fiksuan golat e Romës, që në fakt ka patur dhe lëvizje. Matiç huazohet tek Rene, kurse verdhekuqtë janë në pritje të Paredes dhe Santos. Madje duket se në orët e fundit janë mbyllur dhe bisedimet me Zapatan e Atalantas.
Faqja zyrtare e Romës do të shkruante për këtë miqësore: “Roma mbyll pragkampionatin me një fitore në Tiranë”. Shumë e thatë Tuttosport, ndërsa e kalon thjeshtë me një “Roma OK”.
Por verdhekuqtë fituan pikërisht në tempullin e Tiranës, atje ku një vit më parë kishin triumfuar në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Fëjenordit, 1-0.
E Roma erdhi dhe një herë tjetër në Tiranë për të marrë “bekimin” ndoshta të një sezoni pozitiv, që nis të dielën e ardhshme. Por dhe me premtimin për t’u rikthyer përsëri…