
Shqipëri, parashikimi i motit
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, por kalimtare, përgjatë relieveve malore në veri e lindje.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë. /atsh/

