A po tallet “Dueli Spotiv” dhe “TV Dukagjini” me Canën, Salihun e Vokrrin?!
Emisioni Sportiv “Dueli Sportiv” i transmetuar ne televizionin nacional “RTV Dukagjini”, si i perjavshem, me terminin e tije te dielave, gjate dites se sotme, ne rrjetet e tija sociale ka nxjerre nje sondazhe interesant ne shikim te pare, por, i pakuptim dhe dashakeq, nese e analizojme e e marrim si serioz.
Pse, per ke dashakeq, athua?
Le t’i marrim nje nga nje kater emrat e marre ne kete sondazh:
Lorik Cana: Padyshim nje klas futbollist ne penzion, i ka bere krenar te gjithe shqiptaret me Shqiperine si futbollist, por, pse Dukagjini eshte talle me Canen?
Lorik Cana edhe mund te jete kandida te per president te FSHF-se, jo veq per kontributin qe ka dhene si futbollist, por ai eshte edhe pjese e Federates se Futbollit te Shqiperise pas penzionimit, por, cka e lidhe z. Cana me Federaten e Futbollit te Kosoves, perveq se e ka vendlindjen ne Gjakove, qytet ky ne Kosove. Lorik Cana nuk ka qene kurre pjese, ne asnje lloj detyre e FFK-se, nderkohe qe per te kandiduar per te parin e ketij institucioni, kerkohet qe kandidati te pakten te kete punuar ne ndonje forme brenda FFK-se dhe organeve te saja, pra, Lorik Cana eshte opsion i cili nuk mund te futet ne asnje ekuacion.
Eroll Salihu: z. Salihu eshte e vertete qe ka punuar brenda FFK-se per shume vite, madje ne si medium e kemi intervistuar disa here kur ka vleresuar larte punen e z. Agim Ademi, gjate kohes sa ka qene sekretare i pergjithshem i FFK-se, por, te gjithe e dijme se z. Salihu eshte i perjashtuar nga ky institucion, sic eshte thene ne arsyetimin e perjashtimit, per keqperdorim detyre. Pra, edhe z. Salihu e ka te pamundur te vije ne krye te FFK-se.
Gramoz Vokrri: Djali i legjendes tone, Fadil Vokrrit, Gramozi, gjithashtu nuk i ploteson kushtet e te qenurit pese vite si pjese e FFK-se, megjithese edhe kur pati kandiduar z. Vokrri, gjate paraqitjeve te tija, te jepte pershtypjen e dikujt qe nuk e ka seriozisht kete gare, e as deshiren per te garuar nuk dukej qe e kishte “autentike”, dukej sikur i shtyre nga anash, per te mos thene i i keqperdorur.
Agim Ademi: I pari ne detyre i FFK-se, z. Agim Ademi eshte realisht i vetmi qe e ka vendin ne ate sondazh, sondazhe ky i cili do te dukej me serioz, nese Ademit do t’i nxjerreshin kunderkandidat serioz dhe me mundesi reale per ta rivalizuar, ne rast se z. Ademi do te deshtonte ta arsyetonte 4-vjecarin e tije, pas dy vite e gjysme, kur mbahen zgjedhje e rradhe (te rregullta) brenda FFK-se.
Si perfundim, ky sondazh eshte dashakeq edhe per z. Ademi, sepse me keto kandidatura vetem se i ofrojne komoditet z. Ademi qe te vazhdoje i qete mandatin e tije deri ne fund, e pastaj, nese ka interes per nje mandat te dyte te plote, t’ua kerkoje voten delegateve.