
Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj
Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Skender Llugiqit, i cili kishte bërë thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.
Ai dyshohet për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri më 12.08.2026, rreth orës 14:00, në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka kanosur R.H.
Gjithashtu, nga fillimi i muajit gusht deri më 12.08.2026, i pandehuri sipas aktakuzës përmes rrjeteve sociale dhe veprimeve publike ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndaj të dëmtuarit, duke kontribuar në cenimin e rendit dhe sigurisë publike.
Thirrja për pushkatim ndaj Haradinajt u bë në Kuvendin e Kosovës, i cili gjatë verës kishte hapur dyert për vizitë për mërgimtarët ku Llugiqi po merrte pjesë. Aty situata ishte tensionuar mes vizitorëve nga debatet rreth bllokadës politike që kishte qenë muajt e fundit. /GE/

