Psv Eindhoven për rekord në Europë, e vetmja me pikë të plota
Me 51 pikë në 17 ndeshje, 59 gola të shënuar dhe vetëm 7 të pësuar, PSV jo vetëm që po dominon Eredivisie-n, por virtualisht edhe të gjithë Europës.
Skuadra e Peter Bosz, e cila u shpall mbrëmë kampione dimri në Holandë, shënon mesatarisht 3.47 gola për ndeshje.
Një ecuri të tillë ekipi i PSV-së nuk kishte bërë që prej kohës kur në stol ka qenë ulur një ikonë siç ishte Gus Hidink. Nën drejtimin e teknikut holandez, PSV e sezonit 1897/88 grumbulloi 17 fitore në po aq takime.
Në atë kohë, ekipi ku luante edhe Ronald Kuman, u ndal pikërisht në ndeshjen e 18-të, por në fund të sezonit fitoi si kampionatin ashtu edhe Kupën e Kampioneve.
Ndërsa sot ekipi është i ideuar nga Peter Bosz, i cili po shijon momentin pas dështimeve në Gjermani dhe Francë.