
KRU “Prishtina” shkyç dhjetëra konsumatorë për borxhe të papaguara
Dhjetëra konsumatorë janë shkyçur sot nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë, për shkak të borxheve të mëdha të papaguara ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie, aksioni është zhvilluar nga inspektorët dhe ekipet teknike të KRU-së, me asistimin e Policisë së Kosovës.
Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se aksioni është pjesë e masave konkrete për trajtimin e borxheve të papaguara nga konsumatorët.
Kompania nuk ka dhënë detaje shtesë për vlerën e përgjithshme të borxheve apo numrin e saktë të konsumatorëve të shkyçur.

