Zhegrova shënon, Lille fiton bindshëm

Zhegrova shënon, Lille fiton bindshëm

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova po vazhdon të tregojë formë të shkëlqyeshme në këtë edicion në kampionatin francez.

Ai ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij, Lille, ka realizuar ndaj Lorientit, me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 18-të.

Zhegrova ishte më i dalluari në këtë ndeshje, derisa kontribuoi me gol në minutën e dytë të kohës shtesë.

Ky ishte goli i dytë në kampionat  në 17 paraqitje, ndërsa në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola.

Share This