NBA, Utah mund Lakers, Bucks vuajnë përballë Golden Stejtit

NBA, Utah mund Lakers, Bucks vuajnë përballë Golden Stejtit

Mbrëmja e kaluar ishte e pasur me ndeshje mjaft të luftuara në NBA. Mbi të gjitha spikati takimi përballë Jazz dhe Lakers si dhe ai mes Warriors dhe Bucks.

Utah është një nga skuadrat më në formë të NBA duke koleksionuar fitoren e pestë radhazi mbrëmë përballë ekipit të Los Anxhelos Lakerss. Markanen (29 pikë), Sekston (27 pikë) dhe Klarkson (21 pikë) arritën që të zhvlerësonin tentativat e shumta të Lakers për të marrë frenat e lojës në kontroll. Në mungesë të LeBron Xhejmsit, i cili ka dëmtuar kaviljen e majtë, më i miri për ekipin nga Los Anxhelosi ishte D’Anxhelo Rasëll (39 pikë dhe 8 asist). Ndërsa për tu vlerësuar ishte edhe paraqitja e Ostin Rivs (19 pikë) dhe Entoni Dejvis (15 pikë, 15 topa në tabelë dhe 11 asist).

Edhe pse Stef Kërri pushoi ndërsa Drejmond Grin ende nuk është gati për të luajtur, Miluoki Bucks iu desh që të bënte një periodë të katërt të një niveli të lartë për të mposhtur Golden Stejtin. Në 12 minutat e fundit të takimit Antetokunmpo me shokë rrealizuan 46 pikë ndërsa Warriors plot 37. Më të mirët për ekipin e Stiv Kerr ishin

Xhonatan Kaminga (28 pikë), Brandin Podziemski (23 pikë dhe 10 asist) dhe Klej Tompson (21 pikë). Ndërsa për Miluokin më i miri ishte Ianis Antetokunmpo, i cili mbylli ndeshjen me 33 pikë, 9 topa në tabelë dhe 5 asist. Mbi 20 pikë rrealizuan edhe Damian Lillard (27 pikë) dhe Kris Midëllton (24 pikë dhe 10 asist).

Ndeshjet NBA (14 Dhjetor)

BOSTON CELTICS-HOUSTON ROCKETS 145-113

ATLANTA HAWKS-WASHINGTON WIZARDS 99-127

OKLAHOMA CITY THUNDER-ORLANDO MAGIC 112-100

MILWAUKEE BUCKS-GOLDEN STATE WARRIORS 129-118

MEMPHIS GRIZZLIES-NEW YORK KNICKS 94-106

SAN ANTONIO SPURS-CHICAGO BULLS 116-122

DALLAS MAVERICKS-NEW ORLEANS PELICANS 108-118

UTAH JAZZ-LOS ANGELES LAKERS 132-125

Share This