Mane e shtyn muajin e mjaltit
Sadio Mane dhe gruaja e tij nuk do të shkojnë në muajin e mjaltit, sepse ajo është detyruar të kthehet për t’u përgatitur për provimet e saj përfundimtare.
Ish-ylli i Liverpool-it u martua me Aisha Tamba më 7 janar në Keur Massar, një periferi në kryeqytetin Dakar, vetëm gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës më 13 janar.
Mane, është aktualisht me skuadrën e Senegalit për turneun në Bregun e Fildishtë, por shpresonte të shkonte në muajin e mjaltit pasi të përfundojë, me finalen që do të zhvillohet më 11 shkurt, raporton Dailymail.
Por Aisha, 18 vjeçe, është udhëzuar nga familja e saj që të fokusohet në studimet e saj përpara provimeve përfundimtare këtë verë, një kualifikim akademik që studentët e marrin në fund të arsimit të mesëm.