Broja është shumë “i shtrenjtë” për West Hamin

Broja është shumë “i shtrenjtë” për West Hamin

E ardhmja e Aramando Brojës është pezull.

Për sulmuesin shqiptar të Çelsit zërat e merkatos janë të shumtë, por ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga klubet.

Sipas informacioneve më të fundit, skuadra e Uest Hemit është shumë e interesuar për 22-vjeçarin. Burimne nga brenda klubit të “çekanëve” kanë bërë me dije se Armando Broja ka një admirues të madh brenda klubit. Dejvid Mojes adhuron Brojën dhe po punon fort më drejtuesit e klubit për t’i bindur të nisin tratativat me përfaqësuesit e skuadrës së “Stamford Bridge”.

Për bisedimet konkrete ende nuk ka një datë pasi drejtuesit e Uest Hemit kanë konsideruar si shumë të lartë çmimin e vendosur nga Çelsi për kartonin e Armando Brojës.

Edhe pse burimi pranë klubit nuk tregon shifra, në ditët e fundit shpesh herë është thënë se Çelsi do të privohej nga Broja për jo më pak se 32 milionë euro.

Mendohet se shifra e kërkuar nga Çelsi mund të jetë edhe më e madhe dhe për këtë motiv Uest Hemi po heziton për të nisur sulmin final.

Share This