“E vranë”, djali i Maradonës bën zbulime të reja tronditëse
Diego Armando Maradona Junior ishte i ftuar në “Verissimo” për të kujtuar babanë e tij Diego Armando, i cili u nda nga jeta më shumë se tre vjet më parë.
Një “zhdukje” ende për t’u sqaruar, aq sa ka një proces gjyqësor. Djali i El Pibe de Oro deklaroi: “Ata e vranë, babi mund të kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur ai mund të shpëtonte veten”. Dhe më pas: “Ende nuk e kam pranuar plotësisht këtë humbje dhe nuk mendoj se do ta pranoj ndonjëherë. Nuk ishte koha e duhur ta shihja të vdiste kështu. Nuk isha në gjendje të shkoja në Argjentinë, kur ai ishte i sëmurë”.
Maradona Junior në fakt u shtrua në spital për Covid kur mësoi lajmin tragjik.
“Pak para se të vdiste, babai kishte bërë një operacion në kokë. Një operacion i planifikuar prej disa kohësh, por asgjë serioze. Pas operacionit ai ishte mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka. Bëra një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për drejtësi”.
“Çfarë ka ndodhur me babanë tuaj?”, pyeti Silvia Toffanin. “Është e ndërlikuar të thuash, ka një hetim të hapur dhe ne si fëmijë kemi besim të madh te drejtësia argjentinase. Por jam i bindur që nuk duhej të përfundonte kështu. Ata e vranë, jam i sigurt. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri atë tani. Unë kam një ide, por e mbaj për vete. Por jam i sigurt se babai mund ta kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur diçka mund të ishte bërë”, u përgjigj Diego Armando Maradona Junior.
Maradona Junior, i lindur nga lidhja jashtëmartesore mes ish-sulmuesit dhe Cristiana Sinagra, pranoi se kishte një lidhje të mirë me Jana dhe Diego Fernando.
Jana ka lindur në vitin 1996 nga lidhja me Valeria Sabalain, ndërsa Diego Fernando nga dashuria me mësuesen e palestrës Veronica Ojeda.
“Me Dalmën dhe Gianinna-n (lindur nga martesa mes Maradonës dhe ish-gruas së tij Claudia Villafane) po ndërtojmë dita ditës. Jemi ndarë prej shumë vitesh. Kur kemi diçka për t’i thënë njëri-tjetrit, telefonojmë njëri-tjetrin dhe ky është tashmë një hap përpara”, shpjegoi Maradona Junior.