Kosova siguron kualifikimet për Evropianin 2026
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e rregullta për Kampionatin Evropian, që do të mbahet pas dy vjetësh.
Pas fitores në ndeshjen e parë në fazën promovuese në kryeqytet, Dardanët e udhëhequr nga Bujar Qerimi, janë treguar të suksesshëm edhe në ndeshjen e kthimit kundër Britanisë së Madhe në Derby.
Ata fituan me rezultat 29:23, për të avancuar me meritë tutje në kualifikime.
Edhe këtë herë më i dalluari te Kosova ishte Valon Dedaj, me 6 gola, derisa Leonard Gegaj kontribuoi me 5 gola.