Ancelotti: Nuk luajmë për hakmarrje, duam trofeun e parë sezonal

Ancelotti: Nuk luajmë për hakmarrje, duam trofeun e parë sezonal

Një Klasike është gjithmonë një Klasike, sidomos kur në lojë është një trofe.

Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp në prag të finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës që do të luhet nesër në mbrëmje në Arabinë Saudite.

“Jemi në formë, jemi të qetë. Skuadra e ka marrë veten pas lodhjes me Atleticon. Jemi të motivuar, për të fituar trofeun e parë sezonal dhe do të mundohemi të fitojmë.

Hakmarrje për finalen e vitit të kaluar? Do të japim maksimumin për të fituar. Nuk do të luajmë për hakmarrje. Barcelona është një rival që e vlerësojmë shumë, një skuadër shumë e fortë. Por uria për të fituar mbetet gjithmonë e njëjtë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti.

Share This