
Deliu deklarohet pas takimit në parti, tregon a ka ndryshuar qëndrimi i PDK-së
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Për Klan Kosova, ajo tha se PDK do të vazhdojë të insistojë që projektligji të miratohet edhe në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa njoftoi se do të jenë në protestë.
“S’ka asnjë ndryshim në qëndrim. Është i njëjti qëndrim. Vazhdojmë të insistojmë që Projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë. Do të jemi në protestë me protestuesit”, deklaroi ajo.

