E kërkojnë në Arabi, Atletico Madrid vendos çmimin e Correas
Atletico Madrid është shumë e qartë në lidhje me situatën e Angel Correas.
Sipas “AS”, klubi spanjoll ka vendosur se sulmuesi mund të largohet nga skuadra vetëm nëse do të ofrohen të paktën 30 milionë euro nga ekipet që pretendojnë shërbimet e lojtarit.
Argjentinasi kërkohet nga disa klube arabe, që synojnë që të rrisin cilësinë e kampionatit, duke afruar në organikë lojtarë të nivelit të lartë.
Correa ka një kontratë me madrilenët dhe trajneri Simeone e konsideron një element të rëndësishëm të skuadrës.
Al Ittihad është një nga skuadrat më të interesuara për lojtarin, por duhet që të paguajë 30 milionë euro që të bëjë të vetin Correan.
Sulmuesi nuk ka luajtur shumë këtë sezon dhe po tundohet nga ofertat arabe, që janë të gatshëm ta veshin në ar.