Ish-trajneri i Cibonas merr drejtimin e Prishtinës

Ish-trajneri i Cibonas merr drejtimin e Prishtinës

Klubi basketbollistik Prishtina do ta ketë për trajner kroatin Jaksa Vulić.

Se do të jetë kështu ka njoftuar të enjten klubi nga kryeqyteti.

“Trajneri i mirënjohur kroat, Jaksa Vulić, nga Cibona në Prishtinë

Klubi ynë ka arritur marrëveshje për drejtimin e skuadrës me trajnerin kroat, Jaksa Vulić.

Vulić së fundmi ishte kryetrajner i Cibonës së Zagrebit, Cedevitës në Kroaci, si dhe më herët ka drejtuar skuadra të njohura në Slloveni e Bosnje, me të cilat u shpallë kampion dhe fitoi çmime si trajneri më i mirë.

Welcome Coach, Jaksa”, ka njoftuar Prishtina.

Aktualisht në tabelën e Superligës e cila kryesohet nga Trepça, Prishtina zë vendin e pestë.

Share This