Edon Zhegrova, në fokus të Dortmundit

Edon Zhegrova, në fokus të Dortmundit

Forma e shkëlqyer që ka dëshmuar gjatë gjithë këtij sezoni nuk ka kaluar pa rënë në sy.

Dhe, pas skuadrës së njohur spanjolle, Real Sociedadit, të enjten është raportuar për një skuadër tjetër të madhe që interesohet për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Sipas asaj që raporton media “online”, “derëesten.de”, është gjigandja  gjermane, Borusia e Dortmundit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut. Interesim për Zhegrovën kanë shprehur më herët edhe klube tjera nga Gjermania, Franca, Anglia, Spanja dhe Italia.

Ndërkohë, raportohet se Zhegrova është i hapur të largohet nga Lila këtë edicion, ndonëse ekipi që militon në nivelin më të lartë të kampionatit francez të futbollit, në Ligën 1, po kërkon për kartonin e tij të paktën 20 milionë Euro.

24-vjeçari ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë pasimin e fundit edhe për 7 gola të tjerë në 25 ndeshje që ka luajtur në këtë edicion në të gjitha veprimtaritë. Kontrata e tij me Lilën zgjat deri në vitin 2026 dhe ai është bërë pjesë e skuadrës franceze që prej janarit të vitit 2022, kur erdhi nga kampionati zviceran, atje ku luante për ekipin e Bazelit.

Share This