Schumacher në dasmën e vajzës së tij Gina, ku dhe si do të jetë vila e “blinduar”
Shumë lule për Gina Schumacher, vajzën e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili do të martohet këtë verë me të fejuarin e saj Ian Bethke. Ashtu si me të gjitha dasmat në të cilat përgatitjet nisin shumë përpara, bazuar mbi të gjitha në dëshirat personale, edhe kjo nuk bën përjashtim.
Megjithatë, në këtë rast, kur ishte koha për të zgjedhur vendndodhjen, prioritet për Gina-n duket se ka qenë babai i saj Michael dhe kushtet e brishta shëndetësore, për shkak të aksidentit tragjik në Alpet franceze dhjetë vjet më parë.
Sipas mediave gjermane, vila e dasmës do të jetë shumë e blinduar pasi do të lejojë Michael të jetë pranë vajzës së tij në një ditë kaq të veçantë. Vila ndodhet në Spanjë, në kodrat e Port d’Andratx, pranë Palma de Mallorca, dhe është në pronësi të familjes Schumacher. Në fakt, ajo u ble nga bashkëshortja e Schumit, Corinna, në vitin 2018, nga presidenti aktual i Real Madridit, Florentino Perez. Padyshim që vila i përshtatej nevojave të 7-herë kampionit të botës, sikur të ishte një lloj klinike private, duke qenë se Michael kërkon ndihmë të vazhdueshme mjekësore.
Të njëjtat media gjermane që dhanë lajmin e martesës, nuk kanë asnjë element të besueshëm për të thënë me siguri se Schumi sot jeton atje. Dhe se në një farë mënyre ai do të jetë i pranishëm në festë.
Lajmi është diçka për të cilën të gjithë shpresojnë, veçanërisht sepse mjedisi dhe temperaturat e buta do t’i lejonin të marrë pjesë dhe ta përjetojë ngjarjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse nuk ka asgjë të sigurt dhe zyrtare, ajo që është e sigurt është se familja do të bëjë gjithçka për të siguruar që Michael të jetë pranë Ginës së tij.