Sancho zyrtarisht eshte i Borussia Dortmundit

Sancho zyrtarisht eshte i Borussia Dortmundit

Tashmë është zyrtare. Jadon Sancho është një lojtar i Borussia Dortmund.

Pas tratativave disa ditore, sulmuesi anglez largohet nga Manchester United dhe rikthehet në Bundesligë te skuadra verdhezi.

Lojtari, që është formuar në skuadrat e të rinjve të Manchester City, rikthehet në “Signal Iduna Park”, pasi është huazuar nga “djajtë e kuq” deri në 30 qershor të vitit 2024.

Kujtojmë që Sancho spikati me fanellën e Borussia Dortmund (2017-2021) dhe më pas u transferua te Manchester United për 85 milionë euro.

Sulmuesi nuk arriti që të sigurojë dot një vend titullari tek skuadra angleze dhe tashmë synon të rilindë në Bundesligë, me fanellën që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare.

Share This