Lazio-Roma, përplasje mes tifozëve: Mourinho u kërkon të ndalen
Momente të tensionuara në derbin e Kupës së Italisë mes Lacios dhe Romës.
Nga sektorët ngjitur, megjithë policinë dhe kordonin e steëard, bomba tymi dhe fishekzjarre shpërthyen dhe dy grupet e tifozëve pothuajse ranë në kontakt.
Policia ndërhyri për të qetësuar gjërat, më pas u kujdes José Mourinho teksa po shihte Romën duke bërë nxemjen.
Trajneri i verdhekuqve iu afrua sektorit të zënë nga romanistët për t’u kërkuar të gjithëve të ndalonin, më pas foli edhe me disa drejtues të Lazios për të njëjtën arsye.
Pas pak minutash situata u kthye në normalitet.