Kumbulla nis numërimin mbrapsht për t’u rikthyer: Mezi po pres
Për Marash Kumbulla sprova më në fund duket se ka marrë fund.
Mbrojtësi shqiptar i verdhekuqve është gati të rikthehet në mesin e lojtarëve në dispozicion të José Mourinhos.
Kumbulla ka shpërndarë një postim në profilin e tij në Instagram që sugjeron thirrjen e tij të mundshme në kuadër të derbit të Kupës së Italisë, të planifikuar për të mërkurën në stadiumin Olimpik. “Po pres me padurim”, thotë mbrojtësi kuqezi.
29 prillin e kaluar, ish-lojtari i Hellas Verona përfundoi i dëmtuar, duke pësuar një dëmtim të ligamentit. Pas një sezoni të vështirë dhe menjëherë pas golit vendimtar në Europa League ndaj Real Sociedad, erdhi dëmtimi i rëndë në ndeshjen në stadiumin Olimpik kundër Milanit.
Duke filluar 2024 me vrull, Marash do të përpiqet të kthejë përfundimisht faqen nga një 2023 katastrofike për të nisur vitin e ri me shumë ambicie dhe energji.
Mungesa e shumta në mbrojtje mund t’i sjellë mbrojtësit shqiptar një mundësi të mirë, i cili do të ketë më shumë hapësirë, shikueshmëri dhe vazhdimësi që do t’i nevojiten për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për Kampionatin Evropian të verës së ardhshme në Gjermani.