Loftus-Cheek: Unë jam si Ibra, dua të fitoj trofe
“Ne jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje, veçanërisht pasi humbëm kundër Atalantës në ligë. Tani kemi mundësinë ta luajmë përsëri dhe ta fitojmë”.
Mesfushori i Milanit, Ruben Loftus-Cheek merr përgjegjësinë për çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër skuadrës së Bergamos, të planifikuar për të mërkurën në orën 21:00.
“Ibra? Një idhull. Nga momenti kur u kthye në grup kemi folur dhe jam plotësisht dakord me të. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitojmë trofe. Ky është objektivi për një ekip si Milani”.